Instituti GAP del me raport për rritjen e çmimeve

13 nëntor 2022 | 11:23

Instituti GAP ka publikuar raportin “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve”.

Aty thuhet, se “rritja e ndjeshme e çmimeve po e rëndon mirëqenien e familjeve në Kosovë. Sfiduese për Kosovën do të jetë dhe furnizimi me energji elektrike në muajt në vijim, duke marrë parasysh kapacitetet jo të mjaftueshme prodhuese të Kosovës dhe çmimet e larta të importit”.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar të metat dhe përparësitë e praktikës së kontrollit të çmimeve, konkretisht efektet e rregullimit të çmimit të naftës në Kosovë, ndërhyrjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të luftuar inflacionin dhe ndikimin e ndryshimit të mundshëm të disa normave tatimore. Së fundmi, me propozim të Qeverisë, Kuvendi ka aprovuar në lexim të dytë Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili rregullon një numër më të madh të produkteve të shportës bazike.

“Gjetjet e këtij raporti tregojnë se gjatë kohës së kontrollit të çmimit të naftës vërehet një lëvizje më e sinkronizuar e çmimit të naftës me pakicë në Kosovë dhe asaj në berzë. Ndërkaq, në kohën kur çmimet e naftës janë të parregulluara vërehet një tendencë e menjëhershme e rritjes së marzhës së fitimit nga naftëtarët dhe sinkronizim i vonuar me çmimet në berzë”, thuhet në njoftimin e GAP-it.

“Nëse problemi me inflacionin shndërrohet në problem afatgjatë, politika e kontrollit të çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar, siç tregojnë gjetjet nga vendet e tjera të cilat kanë aplikuar masa të ngjashme. Me Ligjin e miratuar nga Kuvendi, do të preken sektorë që së bashku kanë qarkulluar mbi 1.1 miliard euro në vitin 2021 apo sa 15% e BPV-së për atë vit. Praktikat e vendeve tjera tregojnë që kontrolli i çmimeve si instrument për uljen e inflacionit është jo-efektiv, meqë pas heqjes së kufizimeve, çmimet kanë tendencë të rriten menjëherë”.

“Aplikimi i formave tjera të ndihmës ndaj qytetarëve, që kryesisht parashohin uljen e normave tatimore ose heqjen e TVSH dhe akcizës për disa produkte, mund të ketë ndikim buxhetor nga 205 deri 246 milionë euro në gjashtë muaj apo rreth 455 milionë euro në vit. Ndër problemet kryesore me politika të tilla mbetet targetimi jo adekuat, si dhe ndikimi në rritjen artificiale të konsumit”, theksohet në njoftimin e GAP-it.

Instituti GAP rekomandon që krahas masave aktuale të Qeverisë, është e duhur që të miratohet paga e re minimale e cila do të ndikonte rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat. Po ashtu, sipas tyre, Qeveria e Kosovës duhet:

  • Gjatë kohës së kontrollit të çmimit të naftës vërehet një lëvizje më e sinkronizuar e çmimit të naftës me pakicë në Kosovë dhe asaj në berzë.
  • Praktikat e vendeve të tjera, por edhe rasti i Kosovës me çmimet e kontrolluara të naftës, tregojnë që efekti i kontrolleve të çmimeve është i kufizuar vetëm në periudhën sa janë në fuqi rregullat e Qeverisë për kontroll të çmimit. Kurse, përdorimi i kontrollit të çmimeve si instrument për uljen e inflacionit del të jetë jo-efektiv, meqë pas heqjes së kufizimeve, çmimet kanë tendencë të rriten menjëherë.
  • Nëse problemi me inflacionin shndërrohet në problem afatgjatë, politika e kontrollit të çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar, siç tregojnë gjetjet nga vendet e tjera të cilat kanë aplikuar masa të ngjashme.
  • Me Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg do të preken sektorë që së bashku kanë qarkulluar mbi 1.1 miliard euro në vitin 2021 apo sa rreth 15% e BPV-së për atë vit.
  • Zbatimi i formave tjera të ndihmës ndaj qytetarëve, siç propozohet në diskutimet publike në Kosovë, që kryesisht parashohin uljen e normave tatimore ose heqjen e TVSH dhe akcizës për disa produkte, mund të ketë ndikim buxhetor nga 205 deri 246 milionë euro në gjashtë muaj, apo rreth 455 milionë euro në vit. Ndër problemet kryesore me politika të tilla mbetet targetimi jo adekuat, si dhe ndikimi në rritje artificiale të konsumit.
  • Qeveria duhet të tentojë të zgjidhë edhe burimin e krizës, e që në fushën e energjisë nënkupton ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Një hap në këtë drejtim do të ishte miratimi dhe zbatimi i Strategjisë së re të energjisë 2022-2031.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehran Karimi Naseri, irianiani mbi historinë e së cilit u…