Instituti i Albanologjisë nesër mban mbledhje komemorative për akademik Rexhep Qosjen

23 prill 2026 | 14:37

Pas ndarjes nga jeta të akademikut dhe shkrimtarit, Rexhep Qosja, Instituti i Albanologjisë do të mbajë mbledhje komemorative.

Në nderim të veprës së tij letrare dhe shkencore, ky institut ka njoftuar se mbledhja komemorative do të mbahet nesër (e premte) në orën 12:00, në Prishtinë.

“Ikona e mendimit dhe shkrimit shqip nuk është më mes nesh. Sot ka ndërruar jetë akademiku i madh, profesori ynë i nderuar, udhëzuesi dhe mendimtari i jashtëzakonshëm, Rexhep Qosja. Rexhep Qosja ishte një punonjës i papërsëritshëm i Institutit Albanologjik dhe ne, punonjësit e tashëm të tij, jemi krenarë që e patëm mes nesh. Ai ishte mësuesi ynë, bashkëpunëtori dhe miku që nderohej dhe respektohej në secilin hap të ecejakeve të tij shkencore dhe intelektuale. Do të na mungojnë këshillat e tij të vyeshme dhe udhëzimet akademike!”, ka njoftuar Instituti i Albanologjisë.

Ndryshe, Rexhep Qosja ishte drejtor i Instituti i Albanologjisë prej vitit 1972 deri më 1981.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armir Shahini, finalisti i “Big Brother Vip” ka folur sot…