Inteligjenca amerikane: Ballkani mund të përballet me konflikte etnike gjatë vitit 2024

11 mars 2024 | 23:25

Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka lansuar raportin vjetor, ku i parashikon kërcënimet që i kanosen vendeve të ndryshme të botës.

Ky raport ka një pjesë të veçantë edhe për Ballkanin Perëndimor.

Aty thuhet se kjo zonë gjatë vitit 2024 mund të përballet me një rrezik të dhunës së lokalizuar ndëretnike.

Sipas këtij raporti, udhëheqësit nacionalistë mund t’i përkeqësojnë tensionet për avantazhet e tyre politike dhe për aktorët e jashtëm.

Ata do t’i përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar integrimin më të madh të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike, thuhet në raportin e inteligjencës amerikane, transmeton Klankosova.tv

Aty përmenden edhe agresioni i Banjskës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tensionet e muajit maj të 2023-tës, ku pati përleshje mes KFOR-it dhe protestuesve serbë në veri, ku u lënduan dhjetëra ushtarë të forcave paqeruajtëse në Kosovë.

“Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, shkruan në raport.

Gjithsesi ceket edhe roli destruktiv i udhëheqësit serb të Bosnjë e Hercegovinës.

Raporti thotë se ai po merr hapa provokues për të neutralizuar ndërkombëtarët në mbikëqyrjen në Bosnje dhe sigurimin de-facto të shkëputjes për Republikën Serbe.

Veprimi i tij mund të nxisë udhëheqësit e popullatës boshnjake (muslimane boshnjake) që të forcojnë kapacitetet e tyre për të mbrojtur interesat e tyre dhe mundësisht të çojnë në konflikte të dhunshme që mund të mposhtin paqeruajtjen nga forcat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në emisionin “Politiko”…