Inteligjenca britanike: Bombardime të ashpra po ndodhin në Kherson

01 shkurt 2023 | 08:53

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainës.

Sipas britanikëve, këto ditë është regjistruar një prej sulmeve më intensive përgjatë lumit Dnipro në Kherson, transmeton Telegrafi.

“Kjo përfshin granatimin e vazhdueshëm të qytetit Kherson”, thuhet në raportin e inteligjencës britanike duke theksuar se jashtë Donbasit, pra në Kherson janë zhvilluar granatimet më të ashpra.

“Arsyetimi i Rusisë për pakësimin e rezervave të municionit këtu nuk është i qartë. Megjithatë, komandantët ndoshta synojnë pjesërisht të degradojnë moralin civil dhe të pengojnë çdo kundërsulm ukrainas nga përtej lumit”, shtoi ministria britanike.

Në anën tjetër, në tërë territorin e Ukrainës janë duke vazhduar luftimet. E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po vazhdon t’i bëjë thirrje vendeve të perëndimit që t’i japin më shumë armë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Visar Zhiti Më 28 janar, vite më parë, unë…