Inteligjenca britanike: Forcat ruse vazhdojnë t’i rivendosin pajisjet luftarake në Ukrainën lindore

17 prill 09:18

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e fundit për luftën në Ukrainë ka bërë ne dije se, pavarësisht se Rusia vazhdon të ridislokojë forcat në pjesën lindore, “objektivi i saj përfundimtar mbetet i njëjtë”.

“Forcat ruse vazhdojnë t’i rivendosin pajisjet luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkivit dhe Severdonets, duke goditur pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon ta rinovojë aktivitetin e saj sulmues. Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë”, thuhet në përditësimin e  inteligjencës britanike.

Ndër të tjera, thuhet se Rusia është e vendosur ta braktisë orientimin e saj euroatlantik dhe ta pohojë dominimin rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Orwell-i botoi në revistën ‘Horizon’ një ese me titullin ‘Politika…