
Inteligjenca britanike: Sulmi rus në Bakhmut po humb vrullin
22 mars 2023
| 08:44
Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë.
Nga inteligjenca ushtarake është bërë e ditur se ekziston mundësia që sulmi rus në qytetin e Bakhmutit të jetë duke humbur vrullin, transmeton Telegrafi.
“Kjo po ndodhë sepse disa njësi ruse janë transferuar në sektorë të tjerë”, njoftoi ministria e Mbrojtjes në Twitter në raportin e saj të rregullt.
Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Bakhmuti vazhdon të jetë pika më e nxehtë e kësaj lufte.
E kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin po vazhdon të akuzojë ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu që po heziton t’i dërgojë luftëtarëve të tij municion dhe armë.