
Inteligjenca ushtarake ukrainase hedhë në erë trenin rus në territorin e pushtuar
Inteligjenca ushtarake ukrainase ka njoftuar se ka kryer me sukses një sulm me dron mbi një tren ushtarak rus, që transportonte karburant në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia.
“Zhurmë hekurudhore, inteligjenca ukrainase goditi trenin ushtarak të pushtuesve”, thuhej përbri videos së publikuar të këtij sulmi.
Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, sulmi ka ndodhur më 24 maj, ku operatorët e dronëve kishin lokalizuar trenin derisa po lëvizte nëpër seksionin Vekrhny Tokmak-Molochansk-Fedorivka.
“Një sulm i synuar ndaj një objekti logjistik të pushtuesve u krye me sukës, pavarësisht se treni ishte në lëvizje”, u tha ndër tjera nga ukrainasit.
Nga Kievi pretendojnë se të paktën tre rezervuarë karburanti janë shkatërruar, duke ndërprerë linjat e furnizimit hekurudhor rus në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia.