Inter – Ludogorets zhvillohet pa shikues

24 shkurt 2020 | 17:14

Sfida e kthimit e raundit të 1/8-ave në mes të Interit dhe bullgarëve të Ludogoretsit do të luhet të enjten në “San Siro” siç është në program, pavarësisht frikës nga Coronavirusi.

Duke iu referuar asaj çfarë shkruajnë mediat italiane, kjo ndeshje do të luhet pasi skuadra zikaltër ka kalendar të ngjeshur dhe nuk ka data të lira për t’u riluajtur kjo sfidë më pas edhe për faktin se njëra mes dy skuadrave do të luajë në raundin e 1/8-ave me ndeshjet e para të kësaj faze që do të zhvillohen pas dy javësh.

Kështu që të gjitha gjasat janë që Inter – Ludogorets të luhet të enjten, por pa praninë e tifozëve në stadium.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në praninë…