Inter-Napoli, humb jetën tifozi zikaltër

27 dhjetor 2018 | 14:29

Sfida e polemikave mund të quhet ajo mes Interit dhe Napolit që u luajt të enjten në mbrëmje, ku fitorja i buzëqeshi zikaltërve në fundin e takimit me golin e Lautaros.

Megjithatë, ngjarjet jashtë fushës janë të shumta. Një tifoz i Interit ka ndërruar jetë pas takimit. 35-vjeçari është dërguar në spital pas përplasjes me tifozët napoletanë. Një fugon me tifozë nga Napoli i ka bllokuar rrugën dhe e kanë goditur me shkopin e zinxhirë.

Atij i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Gjithashtu katër të tjerë janë plagosur me thikë , por janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë vjet pasi Gjermania ka braktisur kërkesat e detyrueshme ndaj…