Inter një hap larg titullit, por festa shtyhet për javën e fundit
03 maj 2026
| 13:32
Interi është vetëm një pikë larg sigurimit të titullit kampion në Serie A për sezonin 2025-26, por zikaltërit duhet të presin deri në javën e fundit që të ngrejnë trofeun.
Skuadra nga Milano ka nevojë për të paktën një barazim ndaj Parmas për të shpallur matematikisht titullin, por rezultati i ndeshjes i detyron ata të presin deri në javën e fundit për të ngritur trofeun.
Zi-kaltërit kanë avantazhin e 9 pikëve në tabelë, pas barazimit pa gola nga Napoli ndaj Como-s, çka e bën Interin në nevojën e vetëm 1 pike, kur kane mbetur edhe 3 xhiro te fundit.
Interi pritet të fitoj titullin e 21-të në histori dhe të dytin në tre sezonet e fundit. Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 20:45.



