Interesim i madh mediatik nga rajoni dhe bota për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Të martën, më 17 shkurt, pritet të zhvillohet në Prishtinë një protestë gjithëpopullore me moton “Drejtësi, jo politikë”. Organizatorët paralajmërojnë pjesëmarrje mbi 200 mijë qytetarë, çka vlerësohet se mund ta bëjë këtë tubim më të madhin në Kosovën e pasluftës.
Ngjarja ka ngjallur interesi të madh mediatik. Media nga vendi dhe rajoni, por edhe media ndërkombëtare, po e ndjekin me vëmendje si protestën e paralajmëruar, ashtu edhe fazën përmbyllëse të procesit gjyqësor në Hagë.
Tashmë ekipe të shumta televizive e të portaleve nga Kosova, Shqipëria, shtetet fqinje dhe nga vende të tjera të botës kanë mbërritur në Hagë, prej nga po raportojnë për zhvillimet e procesit. Njëkohësisht, pothuajse të njëjtat media janë pozicionuar edhe në Prishtinë, në pritje të transmetimit të protestës së 17 shkurtit.



