Interi arrin marrëveshje me Inzaghin

28 maj 2021 | 10:36

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit. Vetëm disa orë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Conte, zikaltrit kanë nxituar të arrijnë marrëveshjen me ish teknikun e Lazios, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë brenda ditës së nesërme.

Vetëm 24 orë më parë Inzaghi darkoi me presidentin e Lazios, Claudio Lotito, të cilit i dha fjalën për rinovimin e kontratës, por zikaltrit vepruan shpejt dhe në mënyrë bindëse ditën e sotme, duke i ndryshuar mendjen ish sulmuesit italian.

Një ofertë prej 4.2 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë deri në 5 bashkë me bonuset dhe që është dyfishi i asaj që i ofronte Lazio, bënë që Inzaghi të zgjedhë transferimin në Milano, ndërsa bardhekaltrit njoftuan edhe divorcin me teknikun nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 107…