Interi dhe Milani synojnë transferimin e portierit të Al Nassr

11 nëntor 2025 | 11:25

Gara e përjetshme mes dy gjigantëve të Milanos mund të zhvendoset tani edhe në tregun e transferimeve. Siç raporton gazetari Ekrem Konur, portieri i Al Nassr, Bento, po kërkon të largohet nga Arabia Saudite, dhe si Interi ashtu edhe Milani janë në gatishmëri për ta afruar brazilianin.

Te Interi, plani është i qartë: klubi po përgatitet për një epokë pas Yann Sommer. Kontrata e zviceranit skadon në verën e ardhshme dhe drejtuesit zikaltër e shohin Benton si zëvendësuesin ideal, raporton Telegrafi.

Një detaj i rëndësishëm është se portieri 26-vjeçar zotëron pasaportë italiane, çka e bën transferimin edhe më të lehtë nga ana burokratike.

Në anën tjetër, Milani po ndjek me vëmendje situatën për shkak të së ardhmes së pasigurt të Mike Maignan, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për këtë arsye, Bento shihet si një alternativë strategjike në rast se bisedimet me francezin dështojnë.

Interi kishte tentuar të nënshkruante me portierin që verën e kaluar, përpara se ai të transferohej nga Atletico Paranaense te Al Nassr.

Megjithatë, një ofertë e konsiderueshme në afatin e janarit mund ta bindë klubin saudit të lejojë largimin e tij, duke hapur një betejë interesante mes dy rivalëve italianë për firmën e talentit brazilian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka komentuar dëshminë e…