Interi është në rrugën e duhur

22 janar 2021 | 15:32

Triumfi ndaj Juventusit, ka shtuar ambiciet e Interit, që synon të marrë fitoren e radhës kundër Udineses në transfertë.

Trajneri i zikaltërve, Antonio Conte, paralajmëron lojtarët e tij që të mos i nënvlerësojnë friulanët.

“Ne kurrë nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët në Serinë A. E pamë të mërkurën, kundër Atalantës. Udinese mund të krijojë vështirësi për këdo. Ata janë një ekip fizik, i strukturuar, me lojtarë cilësorë dhe të fortë në kundërsulm. Kur mund ekipe të forta si Juventusi, patjetër që duhet të luash mirë dhe të bësh shumë pak gabime. Dhe ne bëmë mirë, shfrytëzuam dobësitë e tyre. Nuk bëmë asnjë gabim dhe fituam. Ne e kuptuam se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Conte.

“Kush luan dhe është trajner i Interit, referuar historisë dhe traditës duhet të përpiqet gjithmonë të marrë më të mirën. Ambicia duhet të jetë maksimumi për historinë e klubit. Dhe nesër ne duhet të jemi në 110%. Titulli? Për mua, shtatë skuadra mund të luajnë si për titullin ashtu edhe për një vend në Champions League. Unë mendoj se faza e parë po e konfirmon këtë. Shtatë skuadra mund ta tentojnë. Kampionati të jep dy mundësi, të fitosh titull ose një vend në Ligën e Kampionëve. Kampionati ka përparësi mbi gjithçka”, ka deklaruar Conte.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…