Interi fiton dramën kundër Milanin
09 shkurt 2020
| 22:48
Interi ka arritur të bëjë përmbysje të madhe për të fituar derbin e madh ndaj Milanit e për të mbetur në hap me Juventusin në garën për titull kampioni në Itali.
Milani pati epërsi prej dy golash në pjesën e parë, por Interi i Antonio Contes realizoi katër herë në të dytën për të triumfuar në derbin e qytetit të Milanos.
Ante Rebiq e Zlatan Ibrahimoviq realizuan për Milanin në fund të pjesës së parë, ndërsa Marcelo Brozoviq, Matias Vecino, Stefan de Vrij e Romelu Lukaku shënuan për përmbysjen e madhe.
Interi është lider në tabelën e Serisë A, me 54 pikë, njëjtë sa ka edhe Juventusi. Në vend të tretë është Lazio me 53 pikë. Milani ka 32 në pozitën e dhjetë.