Interi fiton Kupën e Italisë për herë të 10-të
14 maj 2026
| 12:20
Interi vazhdon dominimin në futbollin italian. Pas titullit kampion në Serie A, “Nerazzurrët” kanë fituar edhe Kupën e Italisë, duke mposhtur Lazion me rezultat 0-2 në finalen e zhvilluar në “Olimpico” të Romës.
Skuadra zikaltër e ka zhbllokuar finalen falë një autogoli të Adam Marusic, derisa vulën e triumfit ia ka vendosur kapiteni Lautaro Martinez me golin e dytë.
Interi ka treguar edhe një herë eksperiencën dhe forcën e skuadrës së Simone Inzaghit, duke kontrolluar finalen dhe mos i lënë shumë hapësira Lazios, që kërkonte trofeun dhe një vend në Evropë.
Për klubin nga Milano kjo është Kupa e 10-të e Italisë në histori, ndërsa sezoni tashmë konsiderohet fantastik pas dy trofeve të mëdhenj të fituar.



