Interi hyn në garë për Granit Xhakën

13 korrik 2025 | 14:50

La Gazzetta dello Sport raporton se Granit Xhaka është objektivi më i ri i Interit për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu.

Interi po kërkon një zëvendësues të mundshëm për Calhanoglu-n, dhe mesfushori i Bayer Leverkusen, Xhaka, ka dalë si alternativa më e fundit për anën zikaltër të San Siros.

Ylli i Atalantës, Ederson, është gjithashtu në listën e Interit, por çmimi i tij prej 60 milionë eurosh e bën shumë më të kushtueshëm se Xhaka, i cili mund të largohet nga Leverkusen për një shumë që varion nga 12 deri në 15 milionë euro.

Megjithatë, Interi do të hapë bisedimet për zëvendësuesit e mundshëm të Calhanoglu-t vetëm nëse ylli turk i bashkohet Galatasarayt.

Deri më sot, Galatasaray nuk i është drejtuar zyrtarisht Interit me një ofertë konkrete, dhe zikaltërit mbeten të gatshëm ta shesin 31-vjeçarin vetëm për oferta që kalojnë 25 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrizio Romano ka raportuar se Ardon Jashari ka refuzuar ofertat…