Interi i ofron kontratë të re Inzaghit 

27 prill 2022 | 17:53

Interi po bën një sezon të mirë. “Zikaltrit” kanë fituar Superkupën e Italisë dhe janë në finalen e Kupës.

Kampionët e Italisë janë në garë për mbrojtjen e “Scudetos”, 4 javë nga fundi. Një nga më të merituarit për këtë edicion ka qenë edhe trajneri Simone Inzaghi.

Sipas “Corriere dello Sport”, klubi po mendon që të rinovojë me teknikun, teksa marrëveshjes aktuale që skadon në vitin 2023 i shtohen edhe dy vjet të tjera. Gjithashtu, po merret parasysh edhe përmirësimi i kushteve ekonomike. 46-vjeçari fiton 4 milionë euro në sezon, ndërsa paga e re parashikon shifrën e 5.5 milionë eurove.

Inzaghi në stolin e Interit numëron 46 sfida. Ekipi, nën drejtimin e tij, ka marrë një mesatare prej 2.13 pikësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Sergio Ramos tashmë është duke menduar për sezonin e…