Interi i shtohet garës për Gjimshitin

02 korrik 2025 | 17:30

Pas Milanit edhe skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e Berat Gjimshitit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. Profili i Gjimshitit po pëlqehet nga trajneri i Interit, Christian Chivu, i cili në këtë afat kalimtar po kërkon transferimin e një mbrojtësi me përvojë.

Chivu është i bindur se Gjimshiti do të ishte ideal për mbrojtjen e Interit, duke pasur parasysh se e njeh mirë kampionatin italian dhe është një prej lojtarëve kyç tek Atalanta. 32-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro.

Interi është i gatshëm të paguajë një shifër të tillë, si dhe t’i ofrojë Gjimshitit pagë vjetore prej një milion eurosh nëse arrin marrëveshje me Atalantan. Krahas dy ekipeve italiane, Gjimshiti po kërkohet edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për afatin 30…