
Interi kalon Barcelonën dhe Arsenalin në krye të renditjes së UEFA-s
Interi aktualisht është në krye të renditjes së Koeficientit të UEFA-s për sezonin 2024-2025 pas barazimit 3-3 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në mbrëmje.
Goli Marcus Thuram dhe dy golat e Denzel Dumfries e ndihmuan Interin të arrinte një barazim masiv 3-3 kundër skuadrës së Hansi Flick, e cila u kundërpërgjigj me anë të Laimne Yamal, Ferran Torres dhe një autogoli të Yan Sommer.
Si rezultat i paraqitjes së tyre të fortë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, Interi tani kryeson renditjen e koeficientit të klubeve të UEFA-s për sezonin, e cila i vlerëson ekipet bazuar në rezultatet e tyre në Evropë në sezonin 2024-2025.
Zikaltrit janë në krye të renditjes me 36,750 pikë, Barcelona në vendin e dytë me 36,250, Arsenali në vendin e tretë me 36,000, Aston Villa në vendin e katërt me 30,250 dhe Liverpool në vendin e pestë me 29,500 pikë.
Inter kryeson renditjen sezonale të koeficientëve të UEFA-s
1.Inter – 36.750 pikë
2.Barcelona – 36.250 pikë
3.Arsenal – 36.000 pikë
4.Aston Villa – 30.250 pikë
5.Liverpool – 29.500 pikë
6.Manchester United – 29.500 pikë
7.Paris Saint-Germain – 28.000 pikë
8.Borussia Dortmund – 27.000 pikë
9.Bayern Munich – 27.250 pikë
10.Tottenham Hotspur – 27.250 pikë