
Interi me fitore solide ndaj Cagliarit
28 shtator 2025
| 08:50
Interi e ka mposhtur Cagliarin në xhiron e pestë të Serie A me rezultat 0:2.
Ishte Lautaro Martinez ai që realizoi që në minutën e nëntë të takimit për t’ia dhënë epërsinë fillestare “Nerazzurëve”.
E për golin e dytë u desh të pritet plot 73 minuta, kur në minutën e 82 shënoi Esposito, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Interi gjendet në pozitën e pestë me nëntë pikë, kurse Cagliari në pozitën e 10 me shtatë sosh.