Interi nesër e prezanton Inzaghin

02 qershor 2021 | 17:01

Nuk ka më dyshime, ditën e nesërme do të zyrtarizohet trajneri i ri i Interit, Simone Inzaghi.

Pas problemeve me mbylljen e kontratës me Lazion dhe pas disa ditëve pushim me familjen, Inzaghi do të jetë ditën e nesërme në selinë e Interit për tu prezantuar dhe për tu njohur me ekipin.

Megjithatë nuk do të jetë një udhëtim prej turisti, pasi tekniku italian do të ulet menjëherë në tryezë për të diskutuar të ardhmen e disa lojtarëve dhe afrimet e reja që zikaltrit do të tentojnë këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë  1.…