Interi njofton për pesë të infektuar me Covid

25 shkurt 2021 | 12:30

Gjatë ditës së sotme përmes një komunikate për shtyp, klubi i Interit ka njoftuar se janë infektuar drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta.

Drejtori Sportiv, Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik kanë dalë pozitiv me Covid-19. Deri tani nuk është njoftuar për ndonjë lojtar të prekur nga virusi.

“Të gjithë menaxherët dhe i gjithë grupi i ekipit do të ndjekin procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Interit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj sulmit që…