Interi shpallet kampion i Italisë

22 prill 2024 | 23:24

Interi është kampioni i Italisë për sezonin 2023/24, duke e fituar titullin në mënyrën më të mirë – pra duke mposhtur rivalin lokal AC Milan për ta nisur festën.

Me tre pikët e fituara në “San Siro”, “Neurazzurët” janë edhe matematikisht kampion në fuqi për Itali.

Inter ishte prapë skuadër më e mirë se Milani duke qenë më dominuese dhe pasur rastet më të mira.

Acerbi i dha epërsinë Interit me një gol të bukur pas 18 minutave lojë, gol ky që ishte i vetmi në këtë pjesë pavarësisht rasteve të shumta.

Ndërsa, transferimi i verës që e refuzoi Milanin për Interin, Marcus Thuram i cili dyfishoi epërsinë me një goditje fantastike (49’).

Milani tentoi të këndellet me Theo Hernandez që kishte një rast të mirë shënimi, por që Yan Sommer bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin.

E tëra që bëri Milani ishte goli i nderit i realizuar nga qendërmbrojtësi Fikayo Tomori me kokë nga gjashtë metra distancë (80’).

Pas kësaj fitore, Interi mbledh 86 pikë në 33 xhiro, plot 17 më shumë se Milan që renditet në pozitën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është momenti kur kulla gjigante e televizionit ukrainas shembet…