Interi shpëton në fund nga humbja

13 mars 2022 | 22:53

Torino ndali Interin në “Stadio Olimpico di Torino”, me sfidën që përfundoi me shifrat 1-1. Një barazim që u arrit vetëm në minutat shtesë nga zikaltërtit, që Sanchez i shpëton nga humbja, ndërsa më parë kishte shënuarvme Bremer që në minutën e 12-të për vendasit.

Një barazim për zikatërtit që “dhemb” shumë , pasi shikojnë që Milan ndodhet 4 pikë larg tyre. Interi gjeti përballë një kundërshtarë që ishte përgatitur mirë për një ndeshje të tillë, ndërsa portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha bëri sot një supër paraqitje, ku në disa raste bëri edhe “shpëtimtarin” e skuadrës.

Zikatërtit provonin me të gjitha forcat të barazonin rezultatin, me Lautaro, Chalhanoglu, Dimarko dhe Vidal gjetën një Berishë “hekur” para tyre, me gardianin shqiptarë që neutralizoi çdo goditje që vinte drejt portës.

Duhej të vinin minutat shtesë që Interi të kalonte “pengesën” Berisha dhe për të barazuar rezultatin, me Sanches që tund rrjetën për t’i dhënë zilkatërve 1 pikë me shumë vuajtje në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia thotë se ka shkatërruar 3593 objekte infrastrukturore në Ukrainë…