Interi synon ta marrë në formë huazimi Zirkzeen  

14 maj 2025 | 12:27

Interi po punon në prapaskenë për merkaton e verës, me fokus të veçantë në repartin ofensivë. Sipas “Corriere dello Sport”, në orët e fundit është rikthyer në skenë emri i Joshua Zirkzee, sulmuesit holandez që aktualisht luan për Manchester United.

Pas një sezoni të vështirë në Premier Ligë, Zirkzee është në kërkim të një rilindjeje dhe një rikthim në Serie A me fanellën zikaltër shihet si një mundësi ideale për të rigjetur formën e tij më të mirë.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, po punon për ta realizuar këtë operacion me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, që do t’i lejonte klubit të vlerësojë lojtarin gjatë gjithë sezonit të ardhshëm përpara se të marrë një vendim përfundimtar për blerjen e tij. Zirkzee u transferua te Manchester United për 40 milionë euro dhe aktualisht fiton 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me përkushtim të pandalshëm për të promovuar bukuritë dhe potencialin…