Interi zyrtarizon transferimin Akanjit nga City

02 shtator 2025 | 11:12

Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Manuel Akanji nga Manchester City. Zikaltrit kanë bërë një goditje në minutat e fundit të afatit kalimtar duke transferuar zviceranin Akanji nga City. Megjithatë, zyrtarizimi i tij është bërë vetëm të martën, me Interin që ka ndarë detajet në faqet zyrtare.

“Manuel Akanji është lojtar i ri i Interit. Mbrojtësi zviceran, i lindur në vitin 1995, ka ardhur në huazim nga Manchester City me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme, e cila do të bëhet një detyrim nëse plotësohen disa kushte”, thuhet në njoftimin e klubit. Sipas mediave italiane, Interi do t’i paguajë 1 milion euro Manchester Cityt për huazimin njëvjeçar, me opsionin për 15 milionë euro të tjera nëse Interi fiton Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje…