Intervista e Kurtit, Çitaku: Është në panik, ai sërish ofroi arrogancë dhe linçim

12 dhjetor 2025 | 16:09

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka komentuar intervistën e mbrëmshme të Albin Kurtit.

Ajo ka vlerësuar së Kurti sërish sulmoi prokurorinë, gjyqësorin, mediat dhe opozitën.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se i pari i VV-së sërish ka ofruar arrogancë dhe linçim.

“Mbrëmë, Albin Kurti zgjodhi të sulmojë gjithçka dhe secilin që nuk i nënshtrohet. Prokurorinë. Gjyqësorin. Mediat. Aleatët. Oponentët. Në vend se të japë llogari për dështimet, ai u bë mburojë politike për të akuzuarit për shpërdorime milionshe, nga energjia e deri te rezervat shtetërore. Në vend të rezultateve, ofroi linçim. Në vend të përgjegjësisë, arrogancë. Kur mungon puna, goditet institucioni. Kur mungon vizioni, sulmohen aleatët. Kur mungon përkushtimi ndaj qytetarëve, krijohen armiq të brendshëm. Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që frikësohet nga drejtësia dhe sulmon fjalën e lirë. Ka nevojë për qeverisje, llogaridhënie dhe respekt për shtetin që i shërben. Kjo nuk është forcë. Kjo është panik”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë…