Intervistat për kryeprokuror të shtetit mbahen më 1 korrik, KPK-ja publikon oraret e kandidatëve

24 qershor 2026 | 16:36

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se intervistat për pozitën e kryeprokurorit të shtetit do të mbahen më 1 korrik 2026.

Sipas njoftimit të KPK-së, hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të fillojë në ora 08:00, ndërsa intervistat me kandidatët do të nisin nga ora 11:00 në objektin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, në sallën e takimeve në katin VI.

KPK-ja ka bërë me dije se të interesuarit për monitorim duhet t’u përmbahen rregullave dhe orareve të përcaktuara, ndërsa për shkak të hapësirës së kufizuar duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e një përfaqësuesi deri më 26 qershor.

Sipas orarit të publikuar, kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit do të intervistohen në këtë rend:

Atdhe Dema – ora 11:00

Naim Abazi – ora 13:00

Rafet Halimi – ora 14:15

Shqipdon Fazliu – ora 15:30

Zejnulla Gashi – ora 16:45

Intervistat zhvillohen në kuadër të procedurës për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me zhvillimet…