Investitorët evropianë publikojnë rekomandimet për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës

11 shtator 2018 | 10:56

Për herë të parë në Kosovë do të publikohet dokumenti më i rëndësishëm për sektorin privat i quajtur “White Book 2018”.

Ky dokument i cili do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve relevante identifikon barrierat biznesore me të cilat investitorët ballafaqohen në baza ditore në Kosovë.

Për më shumë ky dokument ofron edhe rekomandime konkrete për eliminimin e barrierave në harmoni me praktikat dhe direktivat Evropiane.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Shpend Balija, ka thënë se duke marrë për bazë faktin se investitorët evropianë janë investitorët më të mëdhenj në ekonominë e vendit tonë.

“Mund të konstatojmë se rekomandimet e tyre janë shumë legjitime për të bërë Kosovën një vend sa më atraktiv për investimet e huaja direkte (IHD). Gjithashtu, eliminimi i barrierave biznesore nënkupton rritjen e firmave si dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të cilat Kosova ka mjaft nevojë”, ka thënë Balija.

Publikimi i këtij dokumenti do të bëhet më 20 shtator në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku të pranishëm do të jenë të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara ka bërë…