Inxhinierët e FSK-së fillojnë ndërtimin e urës në Dritan të Drenasit

26 prill 2021 | 14:28

Me qëllim të mbështetjes së qytetarëve për lehtësim të qarkullimit si dhe sanimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e muajit janar, inxhinierët e Regjimentit të Xhenios të Gardës Kombëtare të FSK-së të hënën, në fshatin Dritan të Drenasit kanë filluar operacionin e ndërtimit të urës mobile “Mabey Johnson”.

Projekti i ndërtimit të urës me gjatësi prej 36 metra, planifikohet të përfundojë në fund të muajit prill dhe do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Drenasit.

Image preview

Kjo është ura e radhës e ndërtuar pas asaj në Hajnoc të Kamenicës. FSK-ja ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile dhe në shërbim maksimal ndaj qytetarëve.

Image preview

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se në…