Inxhinierët e Kosovës gjithandej Tiranës kontrolluan shkollat

05 dhjetor 2019 | 21:01

Grupi prej 30 inxhinierëve vullnetarë nga Kosova kanë inspektuar numër të madh shkollash në territorin e Tiranës.

Gjithandej sikur në shkolla private, ashtu edhe në ato publike u dha vlerësimi i inxhinierëve. Ky vlerësim ishte qenësor që të merrej për bazë siguria në shkolla, raporton Ndërtimi.info.

Inxhinierët kanë vlerësuar anën skeletore sikur traje dhe shtylla të ndërtesave shkollore, por rëndësi u është kushtuar edhe elementeve tjera në shkolla.

Shumë prej tyre kanë qenë në gjendje për të filluar mësimin, por disa prej tyre kanë marrë rekomandime për sanime të dëmtimeve.

Ky grup do të vazhdojë punën deri të dielën, teksa pritet që në vikend të shtohet numri i inxhinierëve vullnetarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ose dy thelpinjë hudhra e bëjnë atë një recetë…