Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Alush Shala doktoron në Zagreb

12 shtator 2025 | 14:45

Inxhinieri i njohur i Ndërtimtarisë nga Kosova, Alush Shala, ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit. Shala, i cili është udhëheqës i Departamentit të Strukturës dhe Projekteve Kombëtare, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve në kompaninë e njohur kosovare “ALB-Architect”, ka mbrojtur me sukses temën e doktoratës së tij të titulluar: “Research on the Behaviour of Reinforced Concrete Frames with an Additional Floor, with a Focus on the Connection Joint between the Added Floor and the Existing Structure under Seismic Loads”, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Zagrebit.

“ALB-Architect” sot shpreh krenari për përkushtimin e njërit prej bashkëthemeluesve të saj dhe, njëkohësisht, falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë prezantim, veçanërisht Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci për praninë e tyre në mbrojtjen e doktoratës së njërit prej profesionistëve tanë. Kjo pjesëmarrje na motivon që, si qytetarë dhe si institucione të Republikës së Kosovës, të vazhdojmë së bashku ndërtimin e shtetit tonë në mënyrë sa më profesionale”, thuhet në njoftimin e kompanisë “ALB-Architect”, raporton “Epoka e re”.

“Të nderuar miq, shok, dashamirë e familjar, dua të ndaj me ju arritjen më të lartë shkencore: Doktor i Shkencave Teknike të Ndërtimtarisë! Pra me datë 11.09.2025 mbrojta me sukses temën e Dissertacionit të Doktoratës pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Zagrebit! Titulli i temës: Hulumtimi mbi sjelljen e ramave të betonit të armuar me një kat shtesë( mbindërtim), me fokus në nyjën lidhëse në mes  katit të shtuar dhe strukturës ekzistuese nën veprimin e ngarkesave sizmike”, ka shkruar Shala në profilin e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë nga Alb-Architect (pa ndërhyrje):

Më datë 11.09.2025, z.Alush Shala – Udhëheqës i Departamentit të Strukturës dhe Projekteve Kombëtare/Menaxher i Lartë i Projekteve në ALB-Architect, ka mbrojtur temën e doktoraturës të titulluar “RESEARCH ON THE BEHAVIOUR OF REINFORCED CONCRETE FRAMES WITH AN ADDITIONAL FLOOR, WITH A FOCUS ON THE CONNECTION JOINT BETWEEN THE ADDED FLOOR AND THE EXISTING STRUCTURE UNDER SEIMIC LOADS”, në Universitetin e Zagrebit, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.

ALB-Architect sot mburret me përkushtimin e njërit prej bashkëthemeluesve të saj dhe, njëkohësisht, shpreh mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në këtë prezantim, në veçanti Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, për praninë e tyre në mbrojtjen e doktoratës së njërit prej profesionistëve tanë. Kjo pjesëmarrje na motivon që, si qytetarë dhe institucione të Republikës së Kosovës, të vazhdojmë së bashku ndërtimin e shtetit tonë në mënyrë sa më profesionale.

Të marrësh mbi supe përgjegjësi inxhinierike – në projekte si “Mbikëqyrja e Parkut me Erë në Selac”, por edhe në projektimin dhe mbikëqyrjen e ndërtesave me rëndësi të veçantë për kulturën, administratën, shëndetësinë, ndërtimin e lartë dhe atë të ulët, dhe njëkohësisht të vazhdosh me hulumtime shkencore, është vërtet për t’u admiruar. Për këtë arsye, ne mburremi me përkushtimin e Alushit dhe i ftojmë inxhinierët e rinj të ndjekin shembullin e tij: si punohet dhe studiohet njëkohësisht.

Nga sot e tutje, falë hulumtimit të z. Shala në bashkëpunim me Universitetin e Zagrebit, do të dihet më shumë për mbindërtimet – një hulumtim që i ka munguar Republikës së Kosovës dhe që ka qenë i domosdoshëm në fushën e inxhinierisë.

May be an image of 2 people and text that says "UNVEISTYOFZAGRE8 FACULTY FCML UNVERSTYO OFZAGREB NGINEERING DESERTATION: REINFORCED FOCUS CONCRETE ON WITH RESEARCHO THE BEHAVIOR FLOOR, THE ADDED ADDITIONAL FLOOR FLOORAND AND FRAMES WITHA ECTIONJ OINT ETWEEN UNDER SEISMIC LOADS THE THE EXISTINGSTRUCTURE CANDIDATE: AlushSnala,MErg(Cx.En Eng.) MENTORS: Asst. Prof. Jelena Bleiziffer, Pha Assoc. Prof. Arton Daut ZMRES, 2025"

 

May be an image of 4 people, people studying and text

 

May be an image of 4 people and text that says "シ CED CONCRETE ΓΗ A FOCUS ON DED FLOOR AND MIC LOADS ENTORS: lena Bleiziffer, PhD Arton Dautaj, PhD"

 

May be an image of 3 people, people studying and text that says "RESEARCH ON TH FRAMES WITH AN THE CONNECTION E EXISTING CANDIDATE: Alush Shala, MEng (c"

 

May be an image of ‎4 people, people studying and ‎text that says "‎اعرح Thankyou.foryourattention Thank you for your attention‎"‎‎

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci e Kastrioti takohen të shtunën prej orës 20:00 në…