Inzaghi bëhet trajneri më i paguar në botë, Guardiola i dyti

04 qershor 2025 | 15:35

Trajneri Simone Inzaghi fluturoi drejt Riadit për të nisur një aventure të re në Arabinë Saudite, tek ekipi i Al Hilal.

Inzaghi do të firmos një kontratë 3-vjeçarë, nga ku do të përfitojë 25 milionë euro neto në sezon, plus bonuse, që parashikohet të shkojë në 27 milionë euro.

Kjo nuk është një kontratë si gjithë të tjerat, por një super kontratë që e ngjit Inzaghin menjëherë në majën e listës së trajnerëve më të paguar në botë. Inzaghi i merr këtë fron Pep Guardiola, me spanjollin që e ndjek në vendin e dytë me 22,4 milionë euro në sezon.

Në vendin e tretë, si trajneri më i pagur në botë, renditet Diego Simeone, por diferenca është shumë e madhe pasi trajneri i Atletico Madrid përfiton 13 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu skepticizëm lidhur…