Inzaghi: Doja ta evitoja Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

24 dhjetor 2021 | 12:30

Pavarësisht shtatë fitoreve radhazi në kampionat, Simone Inzaghi bekon pushimet e Vitit të Ri, teksa gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Interit ka deklaruar se duhet të tregojmë kujdes ndaj Juventusit në fazën e dytë dhe se do të donte të evitonte Liverpoolin në fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve:

“Ekipi duhet të shkëputej. Lojtarët gjatë pushimeve do të marrin shumë shpejt një program nga përgatitësit atletikë dhe do ta ndjekin me shumë përqendrim. Mendoj se Juventusi do të bëjë një fazë të dytë të madhe, dhe në atë kohë duhet të kemi kujdes ndaj saj. Humbja me Lazion në transfertë? Çdo humbje normalisht që të dëmton, por mund të dalësh më i fortë nga ajo goditje. Që kur kanë filluar opsionet me pesë zëvendësime kam pasur shumë kujdes në atë aspekt”.

“Liverpooli? Jemi të vetëdijshëm se çfarë ndeshje na pret. Do të doja ta evitoja Liverpulin. Skuadra duhet të jetë shumë intensive në atë sfidë, por përpara atij takimi do të kemi plot ditë të gjata të përjetuara intensivisht”, ka deklaruar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkelzen Gashi, që ka qenë këshilltari i Kurtit gjatë qeverisjes…