Inzaghi: Duhet performancë perfekte ndaj një skuadre si Bayerni

08 shtator 2022 | 13:31

Interi pësoi humbje nga Bayern Munchen me rezultat 0-2. Trajneri Simone Inzaghi

“20 minutat e para ishin dinamike, më pas ishim përballë një ekipi shumë intensiv, të jashtëzakonshëm, një nga më të mirët në Evropë aktualisht. Duhej të bënim më mirë për të mbuluar golin e parë, me topin nga Kimmich që kaloi përmbi. Bëmë më mirë pas atij rasti, krijuam shanse, por bëmë edhe gabime teknike me topin final” ,ka thënë Inzaghi.

“Dzeko dhe Correa kishin mundësi të kthenin lojën, por duhet performancë perfekte ndaj një skuadre sikur ajo dhe ne nuk e patëm atë. Ndeshja ishte e hapur, ne nuk duhej të pranonim golin e dytë në minutën e 67’”, ka shtuar Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…