
Inzaghi e mbyll me Interin, pranon ofertën e Al Hilal
03 qershor 2025
| 18:16
Simone Inzaghi dhe Interi i kanë dhënë fund bashkëpunimit të tyre. Trajneri italian ka vendosur të pranojë ofertën marramendëse të ardhur nga klubi saudit Al Hilal, që i ka vënë në tryezë një kontratë dyvjeçare me 25 milionë euro neto në vit.
Pas këtij zhvillimi të papritur, drejtuesit e klubit zikaltër kanë nisur menjëherë kërkimin për një trajner të ri.
Zgjedhja pritet të bëhet brenda 24 deri në 48 orët e ardhshme, pasi Interi duhet të përgatitet për pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve, që nis për 10 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.