
Inzaghi: Merituam më shumë se një pikë
Hakan Calhanoglu e ka shënuar golin e parë, teksa më pas Stefan de Vrij shënoi autogol.
Të dyja skuadrat patën shanset për ta fituar, Nicolò Barella iu mohua një gol me një largim në vijën e portës dhe Alexis Saelemaekers goditi shtyllën.
“Patëm më shumë raste dhe humbëm një penallti, kështu që sipas meje meritonim shumë më tepër”, ka thënë Inzaghi për DAZN.
“Ne ishim përballë një ekipi të madh që me meritë është në krye të tabelës, ne jemi prapa tyre për sa i përket progresit, por ka kohë për t’u rikthyer në rrugën e duhur dhe paraqitjet si kjo do të na japin besim”.
Interi nuk ka fituar asnjë nga përballjet kokë më kokë me klubet e tjera të mëdha deri më tani këtë sezon, shkruan footballitalia.
“Në gjashtë ndeshjet e fundit, ne barazuam me Juventusin dhe Milanin, kur ndoshta e merituam të fitonim. Milani dhe Napoli po mbajnë një ritëm të jashtëzakonshëm, por ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne jemi atje lart”.