Inzaghi: Ndaj Cityt djemtë e vendosen zemrën në fushë

01 korrik 2025 | 12:22

Trajneri i Al Hilalit, Simone Inzaghi është ndarë i kënaqur pas suksesit ndaj Manchester Cityt në Botërorin e Klubeve. Skuadra e tij arriti ta eliminojë nga kjo garë, Cityn e Pep Guardiolës.

“Çelësi i suksesit i këtij rezultati ishin djemtë, vendosen zemrën në fushë. Ne ishim të detyruar të bënim diçka të jashtëzakonshme pasi e dinim se sa i fortë është ekipi i Manchester City. Duhet të kalonim një mal si Everesti pa oksigjen, por u treguam fantastik. Pep Guardiola? Ai është trajneri më i mirë në botë, por këtë mbrëmje ne bëmë më të mirën tonë dhe e merituam këtë rezultat”, u shpreh Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e UP-së në Këshillin Drejtues do të jenë prof.…