
Inzaghi: Shpresojmë te fitorja ndaj Barçës
Trajneri Simone Inzaghi është optimist se Interi mund të mposhtë Barcelonën dhe të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.
Strategu italian e ka pranuar se skuadra kundërshtare ka shumë lojtarë të fortë.
“Duhet të jemi të zotë, të zhvillojmë një ndeshje si skuadër. Përballë do të kemi një skuadër të fortë, për këtë arsye kërkohet Interi i vërtetë. Yamal? E kemi analizuar mirë ndeshjen, e dimë ku mund të bëjmë më mirë. Idealja do të ishte që të ndalonim topat që shkojnë drejt tij, por Barcelona ka edhe lojtarë të tjerë shumë të fortë”, ka thënë Inzaghi.
“Ne shpresojmë shumë te fitorja pasi kemi zhvilluar ndeshje të mëdha këtë sezon. Nëse do të luajmë me kthjelltësi, nëse vrapojmë, luajmë me agresivitet atëherë mund të arrijmë në finale. ‘San Siro’ për ne do të jetë një vlerë e shtuar, në këto vite na ka ndihmuar shumë, kështu do të jetë edhe sot”, ka deklaruar Inzaghi