
Inzaghi: Tifozët tanë meritojnë finalen në ‘San Siro’
Simone Inzaghi, trajneri i Interit, foli për kanalet zyrtare të klubit zikaltër pas barazimit 3-3 në fushën e Barcelonës, ndeshje e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.
“Luajtëm ndeshjen që duhej të bënim, me shumë zemër. Kemi keqardhje që nuk e ruajtëm avantazhin me dy gola dhe për golin e anuluar të Mkhitaryan.
Një fije keqardhje ekziston, por luajtëm kundër skuadrës më të bukur dhe teknike në botë për momentin. E pësuam golin e tretë në një situatë ku duhej të ishim më të kujdesshëm, por duhen duartrokitur këta djem, sepse janë të mrekullueshëm”.
Finalja nuk do të jetë në Mynih, por në ‘San Siro’. E meritojnë tifozët tanë, që kanë blerë 75 mijë bileta para se të shihnin si do përfundonte ndeshja e parë dhe për mënyrën si e nderuan skuadrën të dielën, pavarësisht humbjes ndaj Romës”, deklaroi Inzaghi.