Ipeshkvi i Kosovës me mesazh për Kurban Bajramin: Të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike

27 maj 2026 | 10:02

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Bashkësisë Islame, ka pritur përfaqësues të ndryshëm për festën e Kurban Bajramit.

Për vizitë në BIK ka shkuar edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ai ka uruar bestimtarët për festën e Kurban Bajramit, duke thënë se është një moment i rëndësishëm për të forcuar respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën dhe vlerat e përbashkëta ndërfetare dhe ndërnjerëzore.

Ipeshkvi ka pasur edhe një mesazh për të gjithë qytetarët dhe politikanët, që të ruhet bashkëjetesa dhe të ulen tensionet politike.

“Është një moment i mirë që së bashku, me Naimin, por edhe me të gjithë të tjerët, në këtë festë të lutemi edhe për vendin tonë, edhe për politikën tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi dhe mos të vazhdojmë në përplasjen për të pasur pushtet, po ku do ta çojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të jetës tonë. Faleminderit! Zoti e ruajt të gjithëve e paqja mbretëroftë mbi të gjithë ne”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët mysliman për…