IPK-ja pjesë e konferencës së mbikëqyrjes policore në Bullgari

05 nëntor 2019 | 15:38

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bullgarisë, kryeshefja ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi po merr pjesë në Konferencën e katërt të njësive të kontrollit të brendshëm/mbikëqyrjes policore që po mbahet në Stara Zagora të Bullgarisë.

Në këtë konferencë e cila është organizuar nga NERCISU – Network for Enhanced Regional Cooperation of Internal Security Units (Rrjeti për bashkëpunim të zgjeruar rajonal të njësive të sigurisë së brendshme) janë duke marrë pjesë edhe përfaqësuesit homologë nga vendet e rajonit dhe më gjerë si Turqia, Greqia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia etj.

Konferenca shërben edhe si platformë e shkëmbimit të përvojave të njësiteve në fushën e kontrollit të brendshëm në njërën anë si dhe praktikave të luftimit të korrupsionit në shërbimet policore në anën tjetër.

Delegacioni i IPK-së ka prezantuar përvojat e saj dhe praktikat në fushën e mbikëqyrjes policore dhe luftimit të korrupsionit në polici.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur të…