
IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Kaçanik
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Policor në Kaçanik, pasi dyshohet se ka tejkaluar autorizimet policore duke përdorur forcë gjatë një arrestimi mbrëmjen e së martës.
Sipas njoftimit, hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, ndërsa pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin veprime të tjera hetimore lidhur me rastin për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar mbrëmë një informacion për një incident në Kaçanik. Hetuesit e IPK-së kanë dale në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast pasi që dyshohet se gjatë arrestimit të një të dyshuari ka tejkalime të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor. Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti”, ka njioftuar IPK-ja.