IPK rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë, nuk zbatuan aktvendimin e gjykatës

06 maj 2025 | 16:20

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të stacionit policor në Suharekë- një toger, një rreshter edhe dy zyrtarë policorë.

Ata dyshohen se nuk e kanë zbatuar aktvendimin e Gjykatës në Prizren për ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin me paraburgim ndaj një të dyshuari për vrasje të rëndë dhe një tjetri për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në  autorizimin e Prokurorisë Themelore ne Prizren në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren. Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

“Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj katër zyrtarëve policorë në koordinim me  Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale  Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar dhe veprën penale mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin “Siri Shapllo”…