Ipswich Town rikthehet në Premierligë pas 22 viteve

04 maj 2024 | 20:10

Ipswich Town rikthehet në Premierligë pas 22-vitesh në kategoritë inferiore.

Në ndeshjen e javës së 46 në Championship, Ipswich i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar ngjitjen në elitë, por ia dolën ta fitonin 2-0 sfidën ndaj Huddersfield duke festuar në mënyrën më të bukur së bashku me tifozerinë e tyre.

Kështu, edhe pse e mbyllën kampionatin të dytët pas Leicester City, Ipswich mund t’i gëzohet sërish arritjes së madhe për të luajtur sezonin e ardhshëm në skenën më të rëndësishme të futbollit britanik, Premier League.

Nga ana tjetër, fat i keq për Huddersfield që pas kësaj ndeshje u rrëzua në League One.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid merr një fitore të thellë 3-0 ndaj Cadiz…