Ipswichi interesohet për Anis Mehmetin

20 janar 2026 | 13:28

Sulmuesi i krahut, Anis Mehmeti mund të largohet këtë muaj nga Bristol City por jo edhe nga Championshipi i Anglisë.

Skuadra tjetër që bën gara në këtë kategori dhe është pretendente për inkuadrim në Premier League, Ipswich Toën ka shprehur interesim për Mehmetin.

Mehmeti po shihet si përforcim i duhur për sulmin te Ipswichi, ekip që po insiston në transferimin e shqiptarit 25-vjeçar.

Mehmetit i skadon kontrata me Bristolin në fund të këtij sezoni, ndërsa ende nuk ka marrëveshje me ekipin aktual për kontratën e re, situatë që po synon ta shfrytëzojë Ipswichi.

Mehmeti ka treguar formë të mirë këtë sezon te skuadra e Bristolit, ku në 30 paraqitje ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 6 asistime.

Vetëm në Championship, kategorinë e dytë të Anglisë, Mehmeti ka realizuar 8 gola dhe është njëri prej lojtarëve kryesor të Bristol Cityt, ekip për të cilin luan prej vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , sipas përditësimit të fundit në…