Irani është një komb terrori, tani po paguan një çmim të lartë
13 mars 2026
| 08:20
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka folur lidhur me luftën në Iran në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë me bashkëshorten e tij, Melania Trump. Trump u shpreh se situata me Iranin po evoluon shumë shpejt dhe se SHBA po bën atë që duhet bërë.
“Ata janë vërtet një komb terrori dhe urrejtjeje dhe po paguajnë një çmim të rëndë tani”, tha ai ndër të tjera.
Trump përsëriti se ushtria amerikane është më e mira në botë dhe tha se presidentët e mëparshëm nuk kishin ndërmarrë hapat e nevojshëm për të ndaluar përpjekjet e Iranit për të siguruar armë bërthamore.



