Irani godet Haifan dhe Jeruzalemin, raportohen shpërthime të fuqishme (VIDEO)

20 qershor 2025 | 16:40

Raketat iraniane kanë goditur objektiva në Haifa dhe Jerusalem, sipas raportimeve të mediave lokale.

Kanali lokal i lajmeve N12 raportoi afërsisht 25 raketa të lëshuara nga Irani, ku disa goditën objektiva në Haifa, si dhe në Beersheba.

Platforma izraelite e lajmeve Haaretz raportoi se dy persona janë plagosur në sulmet e fundit.

Në një deklaratë në Telegram, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit deklaroi se raportet e inteligjencës tregojnë se ndërtesa e synuar në Haifa është një “kompleks i ndjeshëm qeveritar izraelit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamit, ka bërë me…