Irani goditet nga tërmeti

06 janar 2018 | 19:48

Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë tronditi Iranin Perëndimor, në të njëjtën zonë ku nëntorin e kaluar një tërmet i fuqishëm shkaktoi rreth 600 viktima.

Sipas televizionit shtetëror të Iranit deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale.

Epiqendra e tërmetit ishte 21 km nga Sarpol-e Zahab në Iranin perëndimor në një thellësi prej 10 kilometrash.

Në 13 nëntor një tërmet i fuqishëm 7,3 ballë shkatërroi rajonin kufitar verior midis Iranit dhe Irakut, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës të vitit 2017.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas publikimit të librit…